“Korrupsioni mbetet shqetësues”, Kreu i SPAK para KLP: Kemi 18 çështje të reja dhe 6 procedime për zyrtarë të lartë, janë bllokuar mbi 24 mln euro

Aktualitet

“Korrupsioni mbetet shqetësues”, Kreu i SPAK para KLP: Kemi 18

Klodian Braho, kreu i SPAK, po raporton sot për punën e bërë nga ky institucion për vitin 2025, përpara KLP.

“Korrupsioni mbetet shqetësues dhe përfshin zyrtarë në disa fusha. Nga 186 në 220 çështje për korrupsion. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, gjysma janë dërguar në gjykatë dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket hetimit financiar, punojnë 12 hetues dhe priten edhe 4 të tjerë.

Është në fazën e Vettingut. Ka pasur më shumë efektivitet në këtë sektor. Janë hetuar persona dhe janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Kemi nisur të ndjekjen e parave paralelisht me ndjekjen penale dhe kemi bllokuar mbi 24 milionë euro, përfshirë 12.4 milionë euro kriptovaluta. Bashkëpunimi kombëtar, SPAK po bashkëpunon me të gjithë partnerët ndërkombëtarë. 18% çështje të reja për korrupsion. 6 procedime te reja për zyrtare të lartë”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion