Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, mbahet me dyer të mbyllura

Aktualitet

Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, mbahet me dyer të

Mbledhja e Grupin Parlamentar të PS-së sapo ka nisur siç ishte njoftuar në orën 10:00. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Mbledhja nis me fjalën e kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla. Më pas, drejtuesit politikë në qarqe do të raportojnë mbi ecurinë e punës në terren dhe problematikat e evidentuara në organizatat socialiste.

Një nga pikat kyçe të rendit të ditës lidhet me negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka pritet të raportojnë mbi ecurinë e procesit, kalendarin e reformave dhe masat e reja, me fokus të veçantë te Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Në vijim do të paraqitet edhe një raport mbi detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar, ndërsa diskutimet do të jenë të kufizuara në kohë për çdo folës.

Takimi përmbyllet me një tjetër moment politik, në kuadër të “Majit të Europës” dhe 35-vjetorit të PS-së, ku pritet fjala e kryeministrit Edi Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion