"Delta" në Shqipëri, Rama: Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Aktualitet

"Delta" në Shqipëri, Rama: Mbërrijnë 67,860 doza

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen  ek ësaj të hënë ka bërë me dije se në kuadër të procesit të vaksinimit në vendin tonë kanë mbërritur doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se 67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. KUjtojmë që në vendin tonë është konfirmuar edhe prezenca e variantit "Delta", ç'ka mund të sjellë rritje të infektimeve në vend. 

“ 67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian

#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT