Niset me 11 mijë euro të pa deklaruara drejt Greqisë, procedohet gruaja në Kakavijë
Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 55-vjeçarja.
Sekuestrohen 11 800 euro që 55-vjeçarja kishte me vete.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R., ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.