Greta Kazazi tregon si u njoh me partnerin dhe raporti me familjen e Selin: “Ai është djalë flori”

Showbiz

Greta Kazazi tregon si u njoh me partnerin dhe raporti me familjen e Selin:

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, ka rrëfyer për jetën e saj personale dhe marrëdhëniet me partnerin dhe familjen e Selin në një intervistë për “S’e Luan Topi”.

Ajo tregoi se partneri i saj, Gimbo, ka takuar familjen e Selin, përfshirë vëllanë e saj, Onon, i cili është i dashuri i Gertës.

“Gimbo është takuar me familjen e Selin, folën për situatat, tani mbetet dalje e Selin.

Ai është shumë i dashur, e veçoj shumë dhe realisht është djalë flori,” tha Greta, duke shtuar se mes saj dhe Selin ekziston një raport i mirë dhe i afërt.

Greta rrëfeu gjithashtu se njohja me partnerin ka ndodhur në ambient pune, ku ai punonte si DJ dhe ajo ishte e ftuar.

Pas takimit të parë, Gimbo e kontaktoi, pa qenë në dijeni të lidhjes së saj me Selin. “Unë nuk e dija që ishin motër e vëlla, pasi nuk e dija mbiemrin e Onos. Një ditë, Ono më thotë që edhe motra e tij punon në të njëjtin TV,” shtoi ajo.

Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre u ndërtua natyrshëm, duke përfshirë njohjen me familjen dhe komunikim të hapur me Selin.

Historia e tyre, sipas Gertës, është shembull i një lidhjeje të krijuar mbi respekt dhe mirëkuptim, që ka lindur nga rrethana të papritura.

ME TE LEXUARAT