Parashikimi i motit 17 gusht/ Kujdes, në këto zona sot ju duhet çadër me vete

Aktualitet

Parashikimi i motit 17 gusht/ Kujdes, në këto zona sot ju duhet

Shqipëria do të përfshihet këtë të hënë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë mesditës dhe pasdites, përgjatë zonave malore pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, të cilat do të jenë të pakta deri mesatare.



Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët parashikohen në relievet malore të jugut të vendit. Fenomenet pritet të jenë të izoluara dhe pa intensitet të lartë.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore dhe në lugina, era mund të forcohet deri në 14 m/s.

Në përgjithësi, dita do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të përshtatshme për periudhën, me mundësi për reshje të dobëta vetëm në zonat malore të jugut.

 

 

ME TE LEXUARAT