Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit...

Aktualitet

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një

Në emisionin “Open”  po diskutohet në lidhje me arrestimin e ish-kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, në lidhje me akuzën për “Shpërdorim detyre”.

Në një lidhje skype, Lubonja u shpreh se shumë persona pranë kryeministrit Rama po diskretitohen, referuar ish-ministrit Tahiri, Lefter Kokës, Arben Ahmetajt etj.

“Është çështja se kush është protagonisti i kësaj ngjarjeje. Drejtësia apo politika? Kjo është një kulturë e propagandës dhe dukjes që bën ky regjim që kontrollon dhe drejtësinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pyetja është kush e bën propagandën, Rama, amerikanët apo SPAK-u. Është Edi Rama që ka frikë amerikanët që e kanë legjitimuar apo çfarë është? Këtu e shoh pikëpyetjen, por ka dhe kontradikta.

Njerëzit më të afërt të Ramës po diskreditohen. Ishte Tahiri, Lefter Koka, Arben Ahmetajn, Dakon tani. Pyetja është nëse i intereson Ramës apo po e shtrëngon diçka apo dikush. Nëse është 100% në kontroll pse duhet Rama t’i fusë brenda, pra duhet të jetë dikush tjetër si amerikanët”, u shpreh Lubonja.

Lubonja u shpreh gjithashtu se ka një ligj të pashkruar në mafien shtet, që disa persona duhen sakrifikuar, por se nuk do të dënohen shumë.

“Ai që kapet nuk duhet të flasë, nuk duhet të ndëshkohet. Do sakrifikojmë disa.

Pyetja është pse duhen sakrifikuar?

Janë persona që nuk është se nuk i kanë bërë këto gjëra, madje kanë bërë më shumë. Ligji mes tyre është ne nuk ju lëshojmë por as ju mos na lëshoni.

Kemi të bëjmë me një mafia shtet që nuk mundet të zbërthehet kollaj sepse pjesë është edhe drejtësia që nuk heton e nuk shkon më larg”, ka shtuar ai.

ME TE LEXUARAT