EMRAT/ Ja cilët janë të propozuarit për ambasadorë në Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara

Aktualitet

EMRAT/ Ja cilët janë të propozuarit për ambasadorë

Zbulohen emrat e propozuar për ambasador ë Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara.

Lista e emrave:

-Uran Ferizi propozohet ambasador për në Mbretërinë e Bashkuar. Ai zëvendëson ambasadorin Qirjako Qirkjon.

-Blerta Kazadej propozohet për ambasadore në Turqi, si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin. Ajo zëvendëson ambasadorin Kastriot Robo.

-Adia Sakiqi, aktualisht ambasadore në Holandë, propozohet për të zëvendësuar ambasadorin Artur Kuko në Gjermani.

-Zv. ministrja Meri Kumbe propozohet për ambasadore në Izrael.

Të propozuarit fillimisht do të paraqiten për dëgjesa në komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme e më pas fjalën e fundit me dekret e thotë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sipas Top Channel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion