Futbolli në zi, sulmuesi i famshëm italian humb jetën në një aksident (FOTO)
Lajmifundit
/
6 Qershor 2023, 21:49
Bota

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, me sulmuesin Anwar Megbli që ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Nga mediet italiane bëhet me dije se 18-vjeçari pësoi një aksident me motoçikletë ditën e shtunë dhe humbi jetën.

Sulmuesi italian ndodhej në pjesën e pasme të mjetit të një miku të tij, kur u përplasën me një makinë, pas së cilës, lojtari u dërgua me helikopter në spitalin Cisanello në Piza, por nuk mundi të shpëtonte.



