Ardian Çapja lë spitalin e burgut, transferohet nën masa të rrepta sigurie tek 313

Aktualitet

Ardian Çapja lë spitalin e burgut, transferohet nën masa

Ardjan Çapja ka lënë spitalin e burgut dhe është transferuar tek burgu 313. Transferimi është bërë pak minuta më parë nën masa të rrepta policie, mbrëmjen e sotme.

Ardian Çapja u arrestua disa ditë më parë si porositës i vrasjes së babë e birë Gentian e Nezir Beqiri, ndërkohë që në kërkim u shpall vëllai i tij Florenc Çapja.

Një ditë pas arrestimit, Çapja u dërgua në QSUT, pas problemeve me zemrën. Për vrasjen e kryer vite më parë në pranga janë edhe Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Doko, ndersa në kërkim Florënc Çapja.

Dosja e vrasjes së dyfishtë në 2012, u rihap në 2018, kohë kur prokuroria ka tentuar të bëj bashkëpunëtor Ervis Bardhin. Ky i fundit është vetëdorëzuar rreth 1 vit më parë duke treguar se ka kryer vrasjen në bashkëpunim me Olsi Lekun për llogari të Çapjave. Këta të fundit i kanë dhënë 50 mijë euro në vitin 2014 për vrasjen.

Kjo dëshmi është konsideruar e besueshme nga Prokuroria, e cila ka ngritur akuzë zyrtare për Ardian e Florenc Çapjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion