Polici me 22 dyqane e 10 apartamente, Apeli lë në fuqi sekuestron e 3 mln eurove pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri

Aktualitet

Polici me 22 dyqane e 10 apartamente, Apeli lë në fuqi sekuestron e 3

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron me vlerë 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Oltian Bistri është arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza” pasi dyshohet se në vitin 2016 është përfshirë në veprimtari kriminale.

Ndaj Oltian Bistrit është ngritur akuza për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.

Pronat e sekuestruara janë:

➢ 22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

➢ 10 – Apartamente;

➢ 1 – Vilë;

➢ 1 – Truall;

➢ 1 – Garazh;

➢ 1 – Automjet.

Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.

ME TE LEXUARAT