Protestuesit nuk pyesin për shiun, policia i rrethon dhe i shtyn te trotuari përballë Kryeministrisë

Edhe sot mes reshjeve të shiut, protestuesit nuk kanë braktisur sheshin e revoltës qytetare.
Në ditën kur studentët lajmëruan formimin e partisë “Të bashkuar për Shqipërinë” qytetarët u mblodhën për të 181-tën ditë radhazi te Kryeministria.
Policia nuk i la të qëndronin paqësisht në mes të bulevardit dhe i shtyu me forcë në trotuarin përballë, pranë selisë së Kuvendit.
Kërkesa e tyre është e prerë dhe nuk tunden nga revolta deri në largimin e Ramës.
Edhe pse sot erdhi në Tiranë komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos dhe dha disa lajme pozitive për ecurinë e Shqipërisë, aktivistët i bënë me dije asaj se nuk e duan më vendin të udhëhiqet nga Edi Rama.


