EMRI/ Plagoset punonjësi i bashkisë së Shkodrës, 49-vjeçari përfundon në spital

Aktualitet

EMRI/ Plagoset punonjësi i bashkisë së Shkodrës,

Punonjësi i bashkisë së Shkodrës, Ermal Dizdari përfundoi në spital pasi u godit me sende të forta.

Sipas policisë, rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi 49-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion