Aksioni anti-drogë, urdhër arreste dhe masa për 13 zyrtarë e ish-zyrtarë të Policisë së Shkodrës, zbardhen akuzat

Aktualitet

Aksioni anti-drogë, urdhër arreste dhe masa për 13 zyrtarë e

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës kanë ekzekutuar disa masa sigurimi për 13 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shkodrës.


Masat kanë ardhur pas një hetimi të nisur në vitin 2022 për kultivimin e kanabisit në këtë qark.

Nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga AMP në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë të mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër.

Po kështu zyrtarët e policisë akuzohen se kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP (Rajoni Shkodër), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si më poshtë vijon:

– Masa e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Komisar Pëllumb Shpati, aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

– Masën e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Taulant Kurtaj, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues Hajri Kushe, aktualisht me detyrë Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë KryeKomisar Asllan Shyti, aktualisht me detyrë Shef Rendi në DVP Tiranë (në kohën e ngjarjes ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e Policisë, Komisar Dedim Gjeta, aktualisht me detyrë Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Komisar Ilir Hasaj, aktualisht me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Arben Memaj , aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin Arben Dekovi, me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin pranë Drejtorisë së AMP (Rajoni Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Vehbi Nase, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Gjin Guri, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Nazmi Beqiri, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Sokol Pjetri, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Ardis Çoçja, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion