Video e serbit të arrestuar me thes në kokë, reagon Sveçla: Ka nisur hetimi për policin që e filmoi

Kosovë&Rajon

Video e serbit të arrestuar me thes në kokë, reagon

Në rrjete sociale ka qarkulluar një video e serbit Nenad Orloviç, i arrestuar në veri, i cili shihet i prangosur, me një thes të zi në kokë dhe pa rroba në pjesën mbi bel.

Lidhur me publikimin e kësaj video ka reaguar Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, i cili njofton se ka ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast.

Ministri Sveçla njofton se Zyrtari Policor i cili ka kryer këtë akt, mbrëmë është suspenduar nga detyra dhe po vazhdon të hetohet nga IPK-ja.

Ministri Sveçla shprehet se “çdo i burgosur ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet tona e me ato ndërkombëtare, teksa për veprat dhe shkeljet ligjore ballafaqohet me drejtësinë. Ky për ne është një parim themelor i cili vlen ndaj të gjithëve dhe pa dallim etnie”.

Më tej, Sveçla thekson se situata e sigurisë në veri vijon të mbetet e brishtë.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Policia e Kosovës, duke informuar se Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu, ka filluar procedurat disiplinore ndaj zyrtarit policor.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion