Aksidenti tragjik në Kukës, identifikohen dy viktimat (EMRAT)
Lajmifundit
/
2 Prill 2025, 11:26
Aktualitet

Afrim Kolgjini, 50 vjeç dhe Festim Gjeta 35 vjeç humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Milot-Morinë.
Policia njoftoi më herët se aksidenti u regjistrua rreth orës 23:35, të datës 1 prill.
Afrim Kolgjini duke drejtuar një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Fatkeqësisht Kolgjini, dhe 35-vjeçari Festim Gjeta i cili ishte pasagjer humbën jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.


