Aksidenti në aksin Mamurras-Laç, identifikohet viktima

Aktualitet

Aksidenti në aksin Mamurras-Laç, identifikohet viktima

Alban Miloti ka ndërruar jetë dhe Elvis Doçi ka mbetur i plagosur nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotem në aksin Mamurras-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjorem.

Mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës. I plagosuri është dërguar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Postimi i Policisë: 

Mjeti tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga rreth orës 05:50, duke përfunduar i përmbysur në një tokë bujqësore.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor në vendin e ngjarjes pritet të bëjë zbardhjen e rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion