Lënë mandatin e deputetit për të kandiduar për kryebashkiak, ja pesë emrat e rinj që hyjnë në Kuvend

Aktualitet

Lënë mandatin e deputetit për të kandiduar për

Janë pesë deputetë që lënë mandatin për të kandiduar për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Luçiano Boçi, Belind Këlliçi dhe Zef Hila janë deputetët e PD që lënë parlamentin për t’u bërë drejtues vendorë.

Ndërkohë nga PS janë dy deputetët Benet Beci dhe Besjan Ajazi.

Ndërkohë për Elbasanin, mandatin e merr Qani Xhafa në vend të Boçit, në Tiranë vje Asllan Dogjani në vend të Këlliçit dhe në Shkodër, Zef Hila zëvendësohet nga Lodovik Hasani.

Po në Shkodër nga PS, Ilir Beqja kthehet në parlament pasi ikën Benet Beci dhe në Gramsh pas lënies së mandatit nga Besjan Ajazi vjen Shkëlqim Bullari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion