Lëvizte pa leje drejtimi, me maskë dhe shkop metalik si të policisë, e pëson keq 26-vjeçari

Aktualitet

Lëvizte pa leje drejtimi, me maskë dhe shkop metalik si të

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi qarkullonte pa leje drejtimi dhe në makinë i janë gjetur maskë e shkop metalik si të Policisë.

Gjatë kontrollit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi A. H., 26 vjeç, banues në Babrru, drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pasi ajo i ishte hequr përfundimisht dhe drejtuesi i automejtit duhet të rifutej në kurs, për tu ripajisur me leje drejtimi.

Ai akuzohet r veprat penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”.

Njoftimi:

Qarkullonte me automjet, pa leje drejtimi dhe mbante në makinë maskë e shkop metalik si të Policisë, vihet në pranga 26-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” (Seksioni i Shigjetave), në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet pa leje drejtimi dhe që mbante sende të kundraligjshme në automjet, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij dhe në rrugën “Njazi Meka”, kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.

 

ME TE LEXUARAT