Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas 60-vjeçarin me biçikletë

Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Një 29-vjeçar me iniciale V.B. i cili ka qenë duke drejtuar një kamion ka përplasur një 60-vjeçar me biçikletë.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 22.07.2021, në orën 15:15, në lagjen nr.14, Durrës, shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H.,60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion