Berisha flet për "dorën e zezë": Kush i ndryshoi gjyqtarët që do vendosin fatin e Saimir Tahirit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rihedhjes së shortit dhe ndryshimin e gjyqtarëve që do shqyrtojnë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Berishës pas kësaj lëvizje fshihet një lojë që sipas tij ka si synim për të shpëtuar Saimir Tahirin nga dënimi. Gjyqtarët e rinj që u caktuan për të gjykuar çështjen e Tahirit, sipas tij janë të besuarit e “Partisë”.
“Rroftë Gjykata e Larte e Partisë! Miq, me urdher te Partise, Kreut te Meduzes, ndryshoi ne Gjykatën e Larte trupa gjykuese e Sajmir Droges.
Keshtu duket pas kercenimeve te Sajes ndaj kreut te meduzes Edvin Xibrakes u urdherua ndryshimi i trupes gjykuese dhe e vet relatorit te dosjes gjykatesi Sander Simoni dhe me detyre partie ne trupen gjykuese u ngarkua Sadushi i Partise, te cilit ne dhunim te kushtetutes kryetare e KLGJ, Llagami me urdher te Partise i mban sekret vetingun e tij.
Kjo sepse po te publikohet vetingu i Sadushit te Partise siç deshmoi vetingu i bashkshortes se tij gjykatses te apelit Petri Sadushi i Partise duhet te ndiqej penalisht dhe jo te promovohej ne krye te gjykates se larte. Ne krah te Sadushit te Partise ne trupen gjykuese te Sajmir Droges u rendit besnikerisht ish ministri i Partise, Ilir Panda i cili mori persiper relatorin e Partise! Miq ju ftoj te brohorisni Rrofte Gjykata e Larte e Partise. sb
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Doktor Berisha.
Nje kulise e madhe po zhvillohet per te shpetuar nga denimi penal, Baronin e Droges, Eskobarin e Europes, Saimir Tahiri (Saje Qorri).
Ne menyre tejet te dyshimte eshte zevendesuar Gjykatesi relator i ceshtjes ne Gjykate te Larte, nje person me shume integritet si Sander Simoni, me ish-Ministrin Socialist te Drejtesise Ilir Panda; si dhe me te birin e ish-Zv.Ministrit komunist te Mbrojtjes, Sokol Maliq Sadushi.
Shpetimi nga denimi i Narko-Trafikantit qe ishte njekohesisht minister i brendshem, Saimir Tahiri, DO ISHTE FUNDI I GJYQESORT SHQIPTAR DHE VARRI I REFORMES NE DREJTESI”, thekson Sali Berisha në publikimin e tij.


