Aksident në Peshkopi! Makinat përplasen para shkollës dhe përfundojnë në trotuar, rrezikohen fëmijët

Aktualitet

Aksident në Peshkopi! Makinat përplasen para shkollës dhe

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë Shkollës së Mesme Profesionale në Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek nxënësit dhe qytetarët e pranishëm për shkak se makinat kanë përfunduar në trotuar, duke rrezikuar jetën e nxënësve që po kalonin aty pranë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ky nuk është rasti i parë kur segmenti rrugor pranë Shkollës Profesionale bëhet burim incidentesh.

Mungesa e përdorimit të unazës së qytetit nga mjetet që kalojnë në këtë zonë vazhdon të përbëjë një rrezik të vazhdueshëm për mbi 1400 nxënësit e dy shkollave të mesme në Peshkopi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion