Roja i dehur hyn në Sanatoriumin e Korçës, shan stafin dhe godet një familjar pacienti/ Arrestohet nga policia

Aktualitet

Roja i dehur hyn në Sanatoriumin e Korçës, shan stafin dhe

Në Sanatoriumin e Spitalit të Korçës, paraditen e kësaj të mërkure ka ndodhur një situatë e pakëndshme dhe problematike. Një rojë i dehur ka hyrë në pavion dhe ka sharë e ofenduar stafin e infermierëve, gjithashtu ka goditur dhe një familjar të një pacienti.

Mësohet se roja i Sanatoriumit ka qenë në gjendje të dehur, kur është futur në pavion dhe në dhomat e të sëmurëve, duke i sharë e ofenduar.

Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor ku edhe me këta të fundit (infermierët) është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar.

Është lajmëruar policia e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa ka bërë edhe shoqërimin e rojës në komisariat

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion