Aksident në Maliq, makina përplas 32-vjeçarin me motomjet, dy të plagosur

Aktualitet

Aksident në Maliq, makina përplas 32-vjeçarin me motomjet, dy
Një aksident është regjistruar gjatë mesnatës në në fshatin Zvezdë të Maliqit. Rreth orës 00:30 një motomjet vjeç, është përplasur me një makinë tip ‘Audi’.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.   

“Rreth orës 00:30, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.   

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e policisë. 
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion