Në burg për çështjen “Babale”/ Ervin Salianji poston foto në “Facebook”: Ky ishte fillimi i fundit…

Politikë

Në burg për çështjen “Babale”/ Ervin Salianji

Edhe pse deputeti Ervin Salianji ndodhet në burg, duket se miqtë dhe të afërmit po kujdesen që llogaritë e tij në rrjetet sociale të mos jenë pasive.

Në llogarinë personale në Facebook është publikuar një foto e deputetit në kohën kur bënte denoncime në lidhje me atë që ai e quante “Republikë e Narkotrafikut”. Në postim thuhet se ky ishte fundi i shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa kërkohet reagim nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrje në protestat që do organizohen nga opozita.

“Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut! Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!

Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! Bashkohu në protestë më 7 tetor”, thuhet në postim.

Në burg për çështjen “Babale”/ Ervin Salianji

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion