Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për javën: Ja kur rikthehen reshjet e shiut

Aktualitet

Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për javën: Ja kur

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell, ndërsa pasditet herë pas here sjellin kalime të vranësirave.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës së mërkurë duke bërë që të kemi resheshe shiu në veriperëndim.

Të enjten në mëngjes gjithë territori do të përfshihet nga shirat, e premtja do të ketë reshje me intensitet mesatar, të shtunën reshjet me intensitet të lartë prekin edhe jugun e vendit.

Do ketë rritje graduake të temperaturave të ajrit deri në enjten ku temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë, e premtja dhe fundjava do të sjellë ulje të temperaturave tipike për tetorin.

Reshjet mund të jenë edhe të larta në veri dhe veriperëndim, ku ekziston edhe rreziku i përmbytjeve, në jug reshjet më të shumta do të jenë në pjesën e parë të ditës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion