Krisma armësh në Fushë Milot? Dy persona konfliktohen në Qendrën e Votimit, policia: S`gjetëm gëzhoja

Aktualitet

Krisma armësh në Fushë Milot? Dy persona konfliktohen në

Policia lokale reagoi ne lidhje me incidentin e ndodhur ne qendren e votimit ne Fushe Milot, duke theksars e pavaresisht raportimeve per te shtena armesh, ne vendngjarje nuk jane gjetur gezhoja.

Kurbin/Informacion paraprak

Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre.

Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë.

Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Krisma armësh në Fushë Milot, dy persona konfliktohen në Qendrën e Votimit

Në Qendrën e Votimit 871 në Fushë Milot raportohet se ka ndodhur një përplasje mes dy personash.

Burime jo zyrtare pohuan se  të përfshirë janë dy persona.

Nuk dihet ende se përse u përfshinë në sherr në perimetrin e QV, ndërsa më vonë kanë dalë në rrugë  dhe janë dëgjuar krisma armësh.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.

Te gjitha lajmet e dites minute pas minute, ketu 

ME TE LEXUARAT