Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me një motor, vdes shoferi 30-vjeçar

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë, si pasojë e përplasjes së motorit të tij me një makinë.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në bulevardin "Blu" në Kamëz.

“Tiranë/Informacion paraprak/ Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT