Adoleshenti humb kontrollin e biçikletës dhe përplaset me betonin, humb ndjenjat
Lajmifundit
/
12 April 2021, 15:01
Aktualitet

Një adoleshent ka mbetur i plagosur teksa ka humbur drejtimin e biçikletës. Ngjarja ndodhi në Bulevard pak minuta më parë në Vlorë.
Djali pas përplasjes me një pjesë betoni ka humbur ndjenjat, ndërkohë që shihet se qytetarët tentojnë ta përmendin duke i hedhur ujë në fytyrë. Pak minuta më vonë djali është transportuar me urgjencë në spital.


