Qëllohen me armë para spitalit, humb jetën një person, plagoset një tjetër në Paris
Lajmifundit
/
12 April 2021, 14:59
Bota

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur, pasi një person i armatosur qëlloi para spitalit Henry-Dunant pasditen e sotme në Paris. Mediat franceze bëjnë me dije se ka mbetur e plagosur një grua, e cila ishte roje në spital.
Sipas autoriteteve, autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes me motor, shkruan FDS. Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.


