31-vjeçarja në Tiranë i jep fund jetës, hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Aktualitet

31-vjeçarja në Tiranë i jep fund jetës, hidhet nga kati i

Një 31-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Tiranë.

Ndërkohë, në Valias një 24-vjeçar ka aksidentuar me makinë një 63-vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 28.10.2024, rreth orës 17:20, në Valias, shtetasi E. S., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen L. B., rreth 63 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital gjatë natës.

Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion