“1 mijë efektivë në gatishmëri”/ Protesta e neserme në Tiranë, detaje

Aktualitet

“1 mijë efektivë në gatishmëri”/ Protesta e

Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje në lidhje me protestën e thirrur nga opozita që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:00.

Në një intervistë televizive ai u shpreh se rreth 1 mijë efektivë do të jenë në gatishmëri për protestën.

Më tej ai theksoi se në gatishmëri dhe forcat speciale ndërsa bëri me dije se do të ketë kufizim dhe të qarkullimit të mjeteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nesër policia do të kalojë në gatishmëri të përforcuar, kryesisht shërbimet e policisë në kryeqytet të jenë në shërbim të plotë.

Është menduar që të jenë rreth 1 mijë efektivë në gatishmëri dhe në shërbim për mbarëvajtjen e protestës së lajmëruar.

Do të ketë një kufizim të qarkullimit dhe të mjeteve. Nga ana tjetër do të jenë në gatishmëri dhe forcat speciale.

Nuk ka informacione për skenare apo trazira të mundshme”- theksoi ai.

ME TE LEXUARAT