Atentat ndaj kryetarit të Komunës në Maqedoninë e Veriut, një i vdekur, dy të plagosur

Kosovë&Rajon

Atentat ndaj kryetarit të Komunës në Maqedoninë e Veriut,

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e një atentati me armë zjarri.

Mediat në Maqedoni raportojnë se shënjestër e atentatit me armë zjarri dyshohet të ketë qenë Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Klinik të Shkupit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë nga sulmi mësohet se ka mbetur i vdekur një shtetas me iniciale A.A., djali i shoferit të kryetarit të Komunës. Nuk ka informacion për identitetin e të plagosurit të dytë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërsa është shkaktuar panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumtë policie, ndërsa janë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës. Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e atentatit.

 

ME TE LEXUARAT