Gazmend Bardhi “zhytet” keq në Elbasan, Boçi fiton me afro 10 mijë vota, merr mandatin e deputetit

Politikë

Gazmend Bardhi “zhytet” keq në Elbasan, Boçi fiton me

Luçiano Boçi është kandidati i parë që ka thyer herësit e partisë, duke marrë mandatin e deputetit. KQZ bën me dije se Boçi ka marrë 9936 vota dhe rënditet i treti për numrin e votave në Qarkun e Elbasanit për të gjithë kandidatët dhe i pari për partinë e tij.

 

Kujtojmë se Boçi u la jashtë, sepse PD në Elbasan mori vetëm 6 mandate, ndërkohë që ai ishte rënditur i 7 në listë. Por, vvotat që mori, “hodhi” poshtë herësin. Ai ka spostuar nga lista kandidatin Eugen Isaj, i renditur i 5-ti.

Kandidatja Flutura Açka është e fundit në listën fituese në këtë qark, kur janë numëruar 464 kuti nga 511 kuti gjithsej. Nëse nuk do të ketë surpriza të tjera, atëherë ajo do të marrë zyrtarisht mandatin e deputetes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion