A e ke menduar rikthimin? / Albërie Hadërgjonaj flet hapur mbi raportin që ka me ish-bashkëshortin

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj rrëfeu kêtë mbrëmje në "Live me Luizin", se si kishte ndikuar divorci në jetën e saj, si dhe foli për marrëdhënien që ajo ka sot me ish-bashkëshortin.
Mes të tjerash Hadërgjonaj shprehu se sot gëzon respekt të madh për ish-bashkëshortin edhe pse shtoi se vitet e para pas ndarjes e urrente sepse ‘më humbi disa vite të jetës sime.
Pjesë nga biseda:
Albërie Hadërgjonaj: Sot jemi miq shumë të mirë
Luizi: Takoheni në raste ditëlindjesh të gocave apo mbesave
Albërie Hadërgjonaj: Patjetër, ai është flori, është djalë shumë i mirë
Luizi: A e ka menduar të rikthehet tani vonë?
Albërie Hadërgjonaj: Atë nuk e di, por duket që është shumë firendly, kështu që
Luizi: Për vite ti s’ke dashur ta shohësh me sy, madje kishe krijuar dhe një urrejtje, kurse sot më thua kam raporte të mira me të, si erdhi kjo?
Albërie Hadërgjonaj: Po e urreja të them të drejtën, e urreja për shumë vite që më humbi të jetës time. Do të doja shumë që çdo vajzë të kishte frenat e jetës së vet në dorë, as nëna, as baba, as vllai, as tezja, as halla, askush. Gjithkush duhet të vendosë për atë që atë e bën të ndjehet mirë. Pastaj njerëzit do të flasin. Unë sot jam si pasha, njerëzit le të flasin.
Luizi: A ke menduar ta rigjesh prap, dashuria është fjalë e madhe, po një partner?
Albërie Hadërgjonaj: Gjyshi im thoshte, për grua, burrë dhe autobus, kurrë mos prit, se ka boll.
Zoti e ka krijuar që të kesh një partner jete. Edhe kur të jesh në moshë, je i ri, ke nevoja biologjike, janë të tjera kërkesa.


