Zjarri përfshin trenin në Spanjë/ Evakuohen 380 pasagjerë, pezullohet trafiku hekurudhor Madrid-Barcelonë (VIDEO)

Një zjarr i rënë në një tren të shpejtësisë së lartë AVE në provincën e Zaragozës, në Spanjë, ka shkaktuar alarm mesditën e së hënës, më 12 tetor. Si pasojë e incidentit, 380 pasagjerë janë evakuuar në përputhje me protokollet e sigurisë.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat spanjolle, të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05, kur treni që ishte nisur nga stacioni Atocha i Madridit, me destinacion Figueres, u ndal në afërsi të zonës së Ricla-s, në provincën e Zaragozës.
#ACTUALIZACIÓN ‼️Finalmente son 283 las personas evacuadas del tren AVE incendiado en Ricla. El suceso no ha causado heridos pero dos personas han sido atendidas por mareos. 🚄El servicio de alta velocidad entre Barcelona y Madrid permanece cortado. https://t.co/f2wwMpquty https://t.co/t4pPhE2epd
— Aragón Noticias (@AragonNoticias_) October 12, 2026
Zjarri u zbulua në kabinën e pasme të trenit, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë dhe të evakuojnë pasagjerët për arsye sigurie.
Si pasojë e incidentit, trafiku hekurudhor mes Madridit dhe Barcelonës është pezulluar. Kompania shtetërore hekurudhore Renfe konfirmoi anulimin e nisjeve të planifikuara, ndërsa aktualisht nuk ka një afat të përcaktuar për rikthimin e shërbimit.
Për pasagjerët e prekur nga ndërprerja, kompania ka vënë në dispozicion mundësinë e ndryshimit të biletave dhe rimbursimit të tyre.
Autoritetet dhe shërbimet përkatëse po ndjekin situatën, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar se sa do të zgjasë ndërprerja e trafikut hekurudhor.


