Zjarri në Borizanë, digjet sipërfaqja me pemtari

Aktualitet

zjarr-15-380x200.jpg

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Borizanë, në zonën e Krujës, duke përfshirë pemtari.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Krujës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në zonën e Borizanës.

Gjatë ditës së sotme, në zonën e Krujës janë shfaqur disa vatra zjarri, duke angazhuar shërbimet zjarrfikëse për ndërhyrjen dhe neutralizimin e tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion