Zbulohet agjenti i ri 007, ja kush do të jetë James Bond-i i ardhshëm

Bota

Zbulohet agjenti i ri 007, ja kush do të jetë James Bond-i i
Aktori Robert Pattinson është shfaqur për herë të parë në publik që pas konfirmimit si James Bond-i i ri. Ai mori pjesë në një shfaqje speciale të filmit “The Odyssey”, të mbajtur në Londër, më 20 nëntor, ku u prit me duartrokitje nga publiku.

Gjatë një bisede me të pranishmit, moderatorja e përgëzoi për rolin e ri, ndërsa 40-vjeçari u përgjigj thjesht me një “Faleminderit”, duke buzëqeshur dhe ulur kokën në shenjë mirënjohjeje.

Pattinson u konfirmua si agjenti i ri 007 më 16 nëntor nga Amazon MGM Studios. Aktori e cilësoi këtë rol si një nder të jashtëzakonshëm dhe një ëndërr të bërë realitet.

Filmi i ardhshëm i sagës do të drejtohet nga Denis Villeneuve, ndërsa skenari do të shkruhet nga Steven Knight. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion