Zbardhen 3 vra'sjet në Dukagjin, policia zbulon se babë e bir u ekzekutuan pasi kishin dijeni për eliminimin e Aleksandër Koçekut

Aktualitet

Zbardhen 3 vra'sjet në Dukagjin, policia zbulon se babë e bir u
Policia vendore e Shkodrës është shumë afër zbardhjes se dy vrasjeve të ndodhur në Dukagjin në verën e këtij viti. Pak ditë më parë vetë drejtori i policisë vendore të Shkodrës Dashamir Spaho e pohoi një gjë të tillë.

Më 11 korrik u qëllua me armë zjarri brenda fouristradës së tij Aleksandër Koçeku duke mbetur i ekzekutuar në vend, një vrasje kjo që sipas kushëririt erdhi për motive gjakmarrje.

Pa u bërë ende dy muaj, një tjetër vrasje ndodhi jo më shumë se 10 km më tutje, teksa u qëllua me breshëri plumbash ndaj shtetasve Lekë Gjoni 57 vjeç dhe babait të tij të moshuar Prelë Gjoni ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër që arriti të shpëtonte.

Të dy këto ngjarje të rënda për nga mënyrat e ekzekutimit dhe veprimeve të autorëve janë thuajse identike duke ngritur dyshime se mund të lidhen me njëra-tjetrën.

Policia e Shkodrës sipas burimeve ka konfirmuar se dy vrasjet lidhen me njëra-tjetrën.

Po ashtu grupi hetimor mësohet se ka rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar ndërsa porositësit e këtyre dy vrasjeve ka gjasa që të mos jenë në Shqipëri. Pra ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me vrasje me pagesë në secilin rast.

Pas vrasjes së Aleksandër Koçekut, policia ka dyshime të forta se shtetasi Lekë Gjoni që u vra ende pa u bërë dy muaj bashkë me babain e tij, mund të jetë përfshirë në ngjarjen e Koçekut, edhe pse jo drejtpërdrejtë.

Ka dyshime se Lekë Gjoni mund të ketë patur dijeni për vrasjen e Aleksandër Koçekut gjë të cilën mund ta ketë shprehur dhe kjo më pas ka sjellë ekzekutimin e tij.

Policia e Shkodrës ka siguruar disa prova që çojnë drejt ekzekutorëve tek të dyja vrasjet. Po ashtu grupi hetimor është duke pritur zbardhjen e plotë të bisedave në celularin e viktimës Lekë Gjoni për të zbuluar më shumë rreth dy krimeve të rënda.

Ende autorët e dyshuar nuk janë shpallur në kërkim, ndërsa brenda pak kohësh pritet që policia e Shkodrës të finalizojë operacionin për zbardhjen e këtyre dy vrasjeve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion