Devijohet fluturimi nga Londra me 181 persona në bord, alarmi për bombë detyron uljen emergjente dhe mbylljen e aeroportit

Bota

Devijohet fluturimi nga Londra me 181 persona në bord, alarmi për
Një alarm për bombë në bordin e një avioni të kompanisë ajrore LOT Polish Airlines ka shkaktuar një situatë emergjente në Poloni, këtë të martë.

Avioni Boeing 737 MAX 8, i cili ishte nisur nga aeroporti Heathrow i Londrës drejt Varshavës, u detyrua të kryente një ulje emergjente në aeroportin Warsaw Modlin, pas informacioneve për praninë e mundshme të një pajisjeje shpërthyese në bord.

Në avion ndodheshin 181 persona, mes tyre pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Sipas raportimeve, avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe u zhvendos në një zonë të posaçme të aeroportit, ku nisi kontrolli nga autoritetet e sigurisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion