Vr'au gruan, sot vendimi për Naim Murselin, apeli shqyrton ankesën e tij kundër dënimit me burgim përjetë

Kosovë&Rajon

Vr'au gruan, sot vendimi për Naim Murselin, apeli shqyrton
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Ankesa prej 30 faqesh, e paraqitur nga dy avokatët e Murselit, kërkon prishjen e aktgjykimit të shkallës së parë ose ndryshimin e dënimit në një masë më të butë.

Në argumentet e tyre, mbrojtësit pretendojnë se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Ata ngrenë gjithashtu pretendime lidhur me mënyrën se si Murseli është marrë në pyetje nga policia.

Mbrojtja pretendon se gjatë procesit gjyqësor nuk janë marrë parasysh disa nga propozimet e saj, mes tyre rikonstruktimi i vendit të ngjarjes dhe ekzaminimi i rrobave të Murselit.

Detajet e ankesës janë trajtuar edhe në një kronikë të Klan Kosovës, të publikuar më 26 gusht. Tashmë pritet që Gjykata e Apelit të shqyrtojë pretendimet e mbrojtjes dhe të vendosë për fatin e vendimit të dhënë ndaj Murselit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion