Siguroi kushtet për vr'asje në kuadër të grupit kri'minal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari nga Mati

Aktualitet

Siguroi kushtet për vr'asje në kuadër të grupit
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar "The Wanted". Specialistët e Interpol Tiranës kanë ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë 29-vjeçarin A. Gj., lindur në Mat.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën "Arrest në burg" në maj të 2024-ës. I riu akuzohet për vepra të rënda penale si sigurimi i kushteve për vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kapja e tij në Frankfurt u bë e mundur falë bashkëpunimit të ngushtë të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Wiesbaden.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tiranës u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit A. Gj., 29 vjeç, lindur dhe banues në Mat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë  për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. Gj., në Gjermani, dhe më pas ekstradimi i tij në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion