Vr'asja e Arlinda Zekajt nga kunati, merret vendim drastik për kryeprokuroren e Pejës dhe prokuroren e çështjes

Kosovë&Rajon

Vr'asja e Arlinda Zekajt nga kunati, merret vendim drastik për
Këshilli Prokurorial i Kosovës, KPK këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka pezulluar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e çështjes, Arlinda Nallbani Gacaferri.

Ky vendim vjen pasi kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, kishte rekomanduar pezullimin e tyre dhe kishte njoftuar procedurë disiplinore.

Ky vendim u miratua në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së. Pezullimi i tyre u votua me 7 vota pro. Këshilli gjithashtu themeloi një grup hetimor për shqyrtimin e çështjes.

Masat ndaj dy prokuroreve u morën pas dyshimeve për mosveprimet e tyre lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.

Tre ditë para vrasjes, Arlinda kishte kërkuar nga institucionet ndërhyrje urgjente për mbrojtjen e saj. Gjithashtu mediat në Kosovë kanë publikuar audio ku Zekaj ka kërkuar ndihmën nga institucionet në Kosovë.

Gjatë bisedës ajo shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe të djalit. Në bisedë, ajo shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion