Me 5 furgona policie dhe masa të rrepta sigurie, si u shoqërua Ergys Agasi drejt burgut të Fierit

Aktualitet

Me 5 furgona policie dhe masa të rrepta sigurie, si u shoqërua Ergys
Dalin pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit, nën masa të rrepta sigurie. Agasi është shoqëruar nga pesë furgona policie, në kuadër të transferimit të tij nga paraburgimi i Bradasheshit.

Urdhri për transferimin e tij është firmosur nga drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo. Më herët, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mbërritën në paraburgimin e Bradasheshit, ku mbahej Agasi, për të kryer procedurat përkatëse të transferimit.

Agasi nuk është i vetmi që është transferuar në një institucion tjetër të vuajtjes së masës së sigurisë. Një ditë më parë, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u transferua në burgun e Fierit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion