Konviktet e Universitetit Bujqësor të Tiranës u kthyen në hotel për "indianët e Woltit", Prokuroria nis hetimet

Aktualitet

Konviktet e Universitetit Bujqësor të Tiranës u kthyen në
Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me skandalin e strehimit të punëtorëve të huaj të kompanisë "Wolt" në konviktet e studentëve në Kamëz.

Mësohet se është regjistruar procedim penal për veprën penale "Shpërdorim detyre" ndaj zyrtarëve të Rezidencës Universitare Nr.1.

Hetimi synon të sqarojë dhe zbardhë të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë zyrtare dhe ligjshmërinë e kontratave të firmosura me firmat private. 

Këto zhvillime vijnë pas dorëheqjes së Olsi Shahinit, ish-drejtorit të përgjithshëm të Rezidencës Studentore Universitare N.1 në Tiranë.

Shahini u largua pas investigimit mbi strehimin e emigrantëve dhe punonjësve të kompanisë "Wolt" në konviktet e studentëve në Kamëz.

Largimi i tij erdhi vetëm dy ditë pasi në media u raportua se në konviktet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kamëz, ku godinat e ndërtuara për rreth 30 milionë euro nga fondet publike për strehimin e studentëve shqiparë dyshohet se po përdoren për të akomoduar punëtorët e huaj të ardhur nga India, Afrika e Vietnami.

Sipas investigimit të 'Fiks Fare', marrëveshjet janë firmosur nga drejtori Olsi Shahini, i cili ka firmosur përdorimin e godinave për punëtorët e huaj, përveç studentëve.

Ndërsa pretendohet se këto marrëveshje janë zhvilluar dhe firmosur pa ankande apo tendera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion