Deputeti i PD plas bombën: Balluku prej akuzave rrezikon 60 vjet burg

Politikë

Deputeti i PD plas bombën: Balluku prej akuzave rrezikon 60 vjet burg
Deputeti i PD-së Ivi Kaso foli mbi votimin e sotshëm në parlament mes kaosit të deputetëve të opozitës. Kaso shprehet se vendi nuk ndodhet në një situatë të qetë ku Kuvendi të sjellë për votim 18 ligje.

“Mazhoranca ka vendosur tu tregojë kërbaçin përpara se tu shtrijë dorën për dialog. Kemi një vend të përfshirë në një krizë të thellë. Sot ishte një agjendë provokative që synonte bllokimin e situatës. Nuk mund të ketë 18 ligje edhe në situatë më të qetë. Koha për të diskutuar një ligj në mënyrë të përgjegjshme nga 10 minuta 500 minuta për secilin ligj.

Nëse parlamenti kthehet në noterin e vullnetit të kryeministri kalon ligje që nuk dinë se ç’kalon. Secili nga 84 kartonat po të dinë të thonë qoftë 2 ligje vetëm emrin, ju kam borxh një kafe ju. Tallje dhe kalohet me urdhër të peshkut 18 ligje. Këtë pret Europa nga ne. Miratojmë ligje në letër, deputetët nuk dijnë çfarë kalojnë. Kërkuam në seancë që në temë të ditës të jenë shqetësimet e sovranit.”

Sipas tij, duhet treguar përgjegjshmëri para shqiptarëve, pasi parlamenti nuk është për fasadë. Kriza me studentët duhet zgjidhur jo me kërbaçin policor, shton Kaso.

“Përgjegjshmëria nuk tregohet duke u tallur me veten, shqiptarët. Thyhen kocka në bulevard me urdhër të Ramës, nuk janë policë ata që thyejnë kockat e studentëve. Flakadanë dhe tymuese janë shprehje politike e një kontestimi politik për një arsye të veçantë. Ne shkojmë atje që të mos bëhet fasadë parlamentarizmi. Qindra shqiptarë kanë fëmijët e tyre në protestë ku thyhen brinjët dhe askush nuk e vë ujin në zjarr.

Kjo krizë nuk zgjidhet me kërbaçin e policisë. Kanë veshur banditë uniformat e policisë.”

Kaso foli edhe për ardhjen në seancën e sotme të kryeministrit Rama dhe deputetes Belinda Balluku. Balluku me akuzat, thekson Kaso, rrezikon 60 vite burg, ndërsa vjen në parlament kur i duhet mazhorancës si karton për ligjet.

“Po të kalosh akuzat kalon masën 60 vjet burgim. Edhe e thërret aty për karton. Aty ishin pas dere kryeministri dhe zv.kryeministrja. E kemi bërë me dije, SPAK e përfundoi hetimin, ka një drejtësi me dy standarde. Që liderin e opozitës pavarësisht se nuk ka gjetur asnjë provë. Pavarësisht se e kanë hetuar në 3 breza, nuk kanë gjetur asgjë, jo më 2 vila të fshehura. Asnjë implikim, e panë të arsyeshme të tregonin muskujt me liderin e opozitës duke e burgosur një vit para zgjedhjeve.

Më në fund guxuan që një zv.kryeministre në detyrë ta merrnin të pandehur, pasi kryeminstri u tregoi dhëmbët nuk patën kurajo të shkonin deri në fund. Tani nga 1 akuzë ka kaluar në 7 akuza. Përsëri nuk e panë të arsyeshme të kërkonin masë, zonja mund të dalë dhe të votojë e lirë. Mund të dalë zonjë të votojë 18 ligje sot. për SPAK kjo është normale.

Në teori akuza duhet ët jetë e faktuar. Në momentin që janë 7 akuza janë mbyllur hetimet. Është një çështje që SPAK e lag sot zonjën Ballukun dhe e rruan për disa vjet.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion