Von der Leyen pritet të takohet me Ramën, qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë

Aktualitet

protesta16.jpg

Qytetarët janë mbledhur pranë Kryeministrisë pasditen e sotme për të protestuar, ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ata po qëndrojnë jashtë perimetrit të sigurisë të vendosur nga Policia në kuadër të vizitës së diplomates evropiane, ndërsa efektivët po tentojnë që t’i largojnë.

Protestuesit mbajnë disa pankarta nëpër duar, përmes të cilave shprehen se e dëshirojnë integrimin në BE, por jo me qeveritarë të korruptuar.

“Jo BE me Edi Ramën”, “Shqipëria nuk është në shitje” thuhet në disa pankarta.

Në këto momente ka një situatë të tensionuar, pasi policia ka bërë një ofensivë për të evituar përparimin e protestuesve.

protestaaa1.jpg

Nga ana tjetër, rreth 500 metra distancë, Von der Leyen është pritur me ceremoni nga kryeministri Rama.

protesta-1.jpg

 

 

ME TE LEXUARAT