DRAFTI I KPP/ Prokurori nuk lejohet të dalë jashtë objektit që po heton! Rregulla të forta si merren provat nga OPGJ

Aktualitet

1790778475_vrasjeskenekrimicompressor11.jpg

Dy nene të shtuara në Kodin e Procedurës Penale me draftin e ri janë ato që rregullojnë veprimtarinë gjatë hetimeve të prokurorit dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Neni 25 sanksionon se prokurorit nuk i lejohet kryerja e veprimeve hetimore jashtë objektit të kallëzimit të regjistruar për veprën penale. Në rastet kur konstatohen elemente te nje vepre penale tjeter, prokurori duhet të ndjekë procedura strikte, duke regjistruar kryesisht një tjetër njoftim të veprës penale të re në regjistrin përkatës të këtyre njoftimeve. 

Sa i përket Oficerit të Policisë Gjyqësore pas nenit 33 shtohet neni 33/4 që thotë se ata mbajnë përgjegjësi disiplinore për kryerjen me faj të kontrolleve dhe sekuestrimeve të paligjshme, duke përdorur këqyrjen për të marrë provat që merren përmes kontrollit, ose përmes cdo mjeti tjetër prove, ose kërkimi prove që kërkon autorizim gjyqësor, apo duke abuzuar me kuptimin e flagrancës, ndjekjes apo urgjencës,  si dhe për shkeljen e garancive të marrjes ne pyetje të parashikuara në këtë Kod.

Në nenin 36 që më herët thoshte se deklarimet e personit të pandehur nuk merren si dëshmi, shtohet edhe personi nën hetim. Pra asnjë prej deklarimeve në fazë hetimore nuk konsiderohen dëshmi.

ME TE LEXUARAT