Dita e 167-të e revoltës/ Vijon protesta para Kryeministrisë, studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Aktualitet

Dita e 167-të e revoltës/ Vijon protesta para Kryeministrisë,

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 167-të të tubimeve kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Protesta zhvillohet në kuadër të revoltës së përditshme, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër çdo forme dialogu me kryeministrin.

Studentët këmbëngulin se nuk pranojnë negociata me Edi Ramën dhe kërkojnë largimin e tij të parevokueshëm nga detyra, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion