Vodhi 700 mijë eurot e pensioneve, lirohet nga burgu ish-drejtoresha e Postës Durrës, caktohet arrest shtëpie

Aktualitet

wwww.JPG
Gjykata e Durrësit ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë  nga “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës Elisabeta Mataj.

Mataj ndodhej në paraburgim prej muajit korrik, nën hetim për dyshimet mbi përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pensionet në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.

Sipas informacionit për vendimin e ri, gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të hetimit nuk ka prova të mjaftueshme për vijimin e masës më të rëndë të sigurimit personal.

Ndryshimi i masës nuk nënkupton pushimin e hetimeve dhe as shpalljen e pafajësisë së të hetuarës. Përgjegjësia penale do të përcaktohet në përfundim të procesit gjyqësor.

Elisabeta Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës së Durrësit të përfshira në hetim. Në korrik, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u lanë që në fillim në “arrest në shtëpi.

Hetimet për mungesën e rreth 700 mije eurove vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion